Connect with us

Lajme

Mehmedi: Qeveria hapë bastoret dhe bën thirrje “mos shkoni në Xhami”

Publikuar

Mehmedi: Kur gjithçka është mbyllur Qeveria hallin më të madhë e ka të hapë bastoret

Në debatin në ,,Rruga Drejt” në Alsat-M në panel Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi dhe Kreshnik Bekteshi nga BDI me gazetarën Arta Tahiri kanë diskutuar për aktuelitet politike,menaxhimi me krizën,masat ekonomike dhe zgjedhjet.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka folur për vendimin e Qeverisë për hapjen e bastoreve dhe lojrave të fatit.

Mehmedi ka thënë: Vendi jonë gjendet ende në gjendje të jashtzakonshme,është një periudhë kur qytetarët po përballen me shumë vështirsi,të gjithë kanë humbur,edhe bizneset po përballen me shumë humbje,janë një numër shumë i madhë i puntorëve të krahur që kanë punuar me normë ditore,edhe nxënësit dhe studentet kanë humbur shumë nga mësimi,por edhe besimtarët kanë humbur për shkak të mbylljes së Xhamive,dhe njëkohsisht eksponent të Qeverisë që mos të shkohet në Xhami,në anën tjetër, paramendoni gjëja e parë që i kujtohet Qeverisë të bëj si masë për lehtësim të masave është vendimi për hapje të bastoreve dhe lojrave të fatit, ne vlersojmë që ky është një gabim i pa falshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK