Lajme
Mehdi Malka shkrehet në lot: Shiheni mor shiheni, ata nuk shembin, ata shklyejnë, populli shqiptar është në gjumë

Me lotët që i rridhnin në faqe, aktori i njohur Mehdi Malka ndihej i pafuqishëm, kur shihte se atje tej përtej syve të tij, po shkatërrohet një histori, ajo e Teatrit Kombëtar, ku vetë ai u ngjit në skenë për shumë vite me radhë, raporton Faxnews.
“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz, rroftë kryetari i bashkisë, këta janë ata që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit, iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.
Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mij, që kanë qendruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë shklyer, nuk e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, u shpreh aktori i madh.


















