Connect with us

Sport

Mbledhja e Premierligës: Ndeshjet rifillojnë më 12 qershor, luhet në 10 stadiume neutrale

Publikuar

Sot gjatë ditës, 20 klubet e Premierligës kanë zhvilluar një takim virtual, ku kanë biseduar për fatin e sezonit aktual.

Siç raportohet deri më tani, skuadrat janë pajtuar që të përfundojnë sezonin, por gjithmonë duke ndjekur vendimet e qeverisë.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘The Sun’, Premierliga do të rifillojë ndeshjet më 12 qershor, transmeton lajmi.net.

Meqë kryeministri i Britanisë së Madhe, Johnson, ka thënë që masat nuk do të zbehen së paku deri të enjten tjetër, skuadrat po planifikojnë që të kthehen në stërvitje të plota më 18 maj.

Kështu, ndeshjet planifikohet të rikthehen më 12 qershor. Këto ndeshje do të luhen në 10 fusha neutrale nëpër Angli, larg zonave urbane.

Pritet që Premierliga të lëshojë komunikatën e plotë, me të gjitha detajet e takimit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK