Connect with us

Sport

Mbappe befason të gjithë me fjalët për Liverpoolin

Publikuar

Të Kuqtë janë në avantazh prej 25 pikësh kundrejt Manchester Cityt në tabelën e Premierligës dhe janë vetëm dy ndeshje larg shpalljes kampion.

Mbappe, ndërkohë, është lidhur me një lëvizje te Liverpool gjatë muajve të fundit, megjithëse çdo veprim për yllin e PSG padyshim që do të bëhej më i komplikuar nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit.

“Këtë sezon, Liverpooli ka qenë një makineri në Premierligë”, tha Mbappe për Mirror, transmeton lajmi.net.

“Ata e kanë bërë fitoren të duket e lehtë, por e vërteta është se nuk është kurrë e lehtë”.

“Përformancat si ato nuk kanë ndodhur”.

“Të jesh po aq i pamëshirshëm sa kanë qenë do të vinte nga shumë punë e vështirë në trajnime dhe nga të kesh një menaxher shumë të mirë”, vijoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK