Uncategorized
Masat e reja kundër koronavirusit duket se kanë irrituar gjermanët: Trëndafila të kuq dhe një gur varri para zyrës së Merkelit

Angela Merkel pritet të dekretojë masa të reja kundër Covid-19, çka duket se ka irrituar shumë njerëz.
Trëndafila të kuq dhe qirinj, si dhe një gur varri me mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, Lëvizja dhe Kuvendt-Demokracia 1990-2020”, bën me dije Policia përmes një deklarate për mediat.
Policia gjermane tha të shtunën se ka nisur një hetim në lidhje me episodin në fjalë që duket se lidhet me masat e kancelares në kuadër të koronavirusit.
Aksioni protestues erdhi ndërsa mijëra demonstrues po përgatiten të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart-in, Mynih-un dhe Berlin-in kundër masave të qëndrimit në shtëpi.
Policia gjermane bën me dije se bashkë me gurin e varrit një maskë mbrojtëse e fytyrës ishte e vendosur para zyrës së CDU-së, në zonën e saj elektorale të Stralsund, në brigjet e Balltikut.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti atë “një veprim pa shije”.
Një valë në rritje demonstrimesh kanë nisur Gjermani nga teoricienët e komplotit, ekstremistët dhe anti-vakshitësit, të cilat kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj. Fillimisht në protesta kanë marrë pjesë pak njerëz, por tanimë tubimet janë rritur duke u shtrirë në qytetet më të mëdha gjermane.






















