Lajme
Maqedoni/ Namazi i parë i Xhumasë, apelohet për kujdes

Disa ditë pasi janë hapur dyert e xhamive për besimtarët për kohët e namazit të drekës dhe iqindisë, sot (e premte) do të falet edhe namazi i parë i Xhumasë në Maqedoni.
Nga BFI tashmë kanë njoftuar të gjitha xhamitë në d itët e para të hapjes kanë rresptkuar maskimalisht rekomandimet për mbrojtje. Por duke pasur parasysh se nesër është xhumaja e parë nga autoritetet fetare bëhet apel për kujdes më të madh, raporton Zyrtare.net.
Të gjitha xhamitë kanë zhfrytëzuar rrjetet sociale për tiu bërë thirrje besimtarëve ti rrespektojnë rregullat edhe në namazin e xhumasë kur prezenca e besimtarëve pritet të jetë më masive.
Apelohet që këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar, gjatë ditës së nesërme të kujdesen që xhamati të ketë maska në fytyrë dhe të ruaj distancën e nevojshme në xhami, të gjitha këto masa që të mos shkaktojnë rrezik për pëhapje të koronavirusit./Zyrtare.net/
















