Lajme
Maqedoni/ Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe me 14 ditë të tjera

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas përfundimit të mbledhjes së sigurisë përmes një konference për shtyp njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet edhe për dy javë.
Pendarovski tha se është marrë vendimi që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet edhe me 14 ditë të tjera, ndërsa qeveria kishte kërkuar 30 ditë plus pas 60 ditëve të kaluara.
Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme u kërkua edhe nga Qeveria. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski arsyetoi kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se ai kërkoi që ajo të zgjatet për 30 ditë, mirëpo presidenti i vendit Stevo Pendarovski vendosi që ajo të zgjatet vetëm 14 ditë./Zyrtare.net/
















