Kosovë
Maliqi: E gabuar kur thuhet se familja i fsheh fëmijët me aftësi të kufizuara, është shteti që po ua mbyll dyert

Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi sonte në Rubikon ka kritikuar nivelin qendror dhe lokal për moszbatueshmëri të ligjeve për personat me aftësi të kufizuara, transmeton Periskopi.
‘’Aspekti human është, po mungon përgjegjshmëria e institucioneve që t’i zbatojnë ligjet. Na pranojnë në takime e krejt, por nuk i zbatojnë ‘’, ka thënë Maliqi.
Tutje Maliqi ka thënë se është qasje e gabuar kur thuhet se familjarët i fshehin fëmijët e tyre shkaku i aftësisë së kufizuar.
‘’Paragjykim dhe qasje e gabuar kur thuhet se familjet i fshehin fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara. Shteti nuk ua ka hapur dyert atyre dhe nuk marrin asnjë shërbim. Shërbime rehablitues, pajisje ndihmëse’’
‘’Duhet të jetë obligim i shtetit, ndodh që na thërrësin zyrtarë nga kryeministia e presidenca se a keni ndonjë karrocë. E kundërta duhet të jetë, institucioni duhet ta ketë këtë’’
‘’Fare nuk zbatohet ligji për qasje. Do te zbatohej nëse do të kishte ndëshkime’’/PERISKOPI/





















