Kosovë
Lutfi Haziri flet për Periskopin pas vendimit të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një prononcim për Periskopin tha se do ta përkrahin në çdo formë vendimin e Kushtetueses.
‘’Ne e përkrahim vendimin e Gjykatës në çdo formë, edhe në procedurë edhe në vendim’’, tha shkurt Haziri.
Ndërsa shtoi se kjo është vetëm një procedurë teksa presin verdiktin dinal nga Kushtetuesja,
Pezullimi i këtij dekreti ka shtyrë edhe seancën e paraparë për votimin e qeverisë së re./Periskopi/




















