Connect with us

Sport

Lojtarëve të Ligue 1 u bëhet thirrje të shkojnë në grevë, në startin e sezonit të ri

Publikuar

Ligue 1 ishte e para në top pesë ligat evropiane që i dha fund sezonit 2019/20, duke ndjekur shembullin e Holandës.

Por, pakënaqësitë kanë qenë të mëdha lidhur me këtë vendim. Së fundmi, lojtarëve u është bërë thirrje që të futen në grevë, nëse liga nuk pranon të luhet me 22 skuadra.

Ish trajneri i PSG dhe Toulouse, Antoine Kombouare është ai që ka bërë këtë thirrje. Ai ka dhënë edhe arsye shtesë.

“Lojtarët dhe trajnerët duhet të pajtohen për një grevë në fillim të sezonit tjetër, nëse nuk luhet me 22 skuadra”, ka thënë Komouare për ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.

“Duke pasur lojtarë që kanë mbyllur karrierën në këtë mënyrë, është e padrejtë, dhe unë urrej padrejtsitë. Në këtë kohë krize, ne duhet të bashkohemi. Nuk jemi të bashkuar sa duhet. Kjo më nervozon”, ka shtuar trajneri.

Përkundër shumë reagimeve dhe ankesave, Ligue 1 nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk pritet një gjë e tillë. Tashmë, pritja është për rifillimin e stërvitjeve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK