Sport
Liverpool ofron pesë vite kontratë për Chirivella

Liverpool i ka ofruar një kontratë pesë vjeçare lojtarit premtues të skuadrës, Pedro Chirivella, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Mesfushori po afrohet me fundin e kontratës dhe ‘Reds’ janë të vendosur ta kenë atë nën kontratë për më gjatë.
‘Reds’ thuhet të jenë bindur nga paraqitjet e lojtarit këtë sezon. Gjithsesi, Chirivella nuk ka marrë akoma vendim për të ardhmen e tij.
Emra të skuadrave si Rangers e Nantes janë ato që kanë shfaqur interesim për anëtarin e Liverpool.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Chirivella sa i përket të ardhmes së tij. /Lajmi.net/






















