Connect with us

Sport

Liverpool krijon “mur” në mbrojtje, transferon yllin e Serie A

Publikuar

Jurgen Klopp viteve të fundit me transferime të qëlluara, ka shndërruar Liverpoolin në një klub të fuqishëm në Evropë.

Një tjetër transferim të madh që po përgatit gjermani, është ai i mbrojtësit të Napolit, Kalidau Koulibaly.

Koulibaly me paraqitjet te Napoli, ka fituar reputacionin në mesin e mbrojtësve më të mirë në botë.

Presidenti i Napolit, kartonin e tij e vlerëson rreth 100 milionë euro, por ai çmim me siguri do të zbresë shkaku i situatës së re të krijuar.

Përveç Liverpoolit, për mbrojtësin e Napolit po interesohet edhe PSG dhe Newcastle United, që shumë shpejt do të bëhet me pronar të rinj./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK