Kosovë
Limaj kërkon që urgjentisht të zbardhet e rasti i vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit që vdiq sot nga komuna e Gjilanit.
Limaj ka bërë thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të një të riu i cili ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
NISMA Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.
NISMA bën thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.


















