Kosovë
Limaj: Institucionet e drejtësisë të reagojnë për të vrarët në Burgun e Dubravës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bëhen 21 vite kur në Burgun e Dubravës nga policia dhe ushtria serbe u vranë mbi 160 të burgosur.
“Sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës”.
“Para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë”.
“Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare”.
“Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar”.
“Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.


















