Sport
Liga Dy e Anglisë i jep fund kampionatit, vendoset me sistemin pikë-për-lojë

Barra financiare e bllokimit të koronavirusit ka lënë klubet në gjendje të papërballueshne për t’i siguruar 140 mijë funtet e nevojshme për teste të mjaftueshme të COVID-19, që dmth se lojtarët e tyre të largohen nga skema e qeverisë.
Ndeshjet play-off për të vendosur se kush do të promovohet në Ligën e Parë, megjithatë, janë planifikuar të luhen pas dyerve të mbyllura, përcjell lajmi.net.
Votimi i klubeve duhet të ratifikohet dhe të bihet dakord nga EFL dhe FA.
Ende nuk ka ende një marrëveshje për fatin e sezonit të Ligës së Parë (League One), dhe klubet do të zhvillojnë bisedime përsëri të hënën.
Kjo do të thotë që klubet e Ligës Dy në kundërshtim për promovim do të duhet të presin për të mësuar fatin e tyre.
E njëjta gjë vlen edhe për ekipet që janë në rënie të Ligës Dy. Kjo do të vendoset se me atë se çfarë do të bëjë Liga Nacionale. /Lajmi.net/






















