Connect with us

Kosovë

Liburn Aliu: Djali im Eneu është 17 vjeçar, prandaj nuk u fut në karantinë

Publikuar

Pas raportimeve në media se djali i Liburn Aliut nuk është future fare në karantinë, megjithëse erdhi nga ShBA para pak ditësh, nëpërmjes një shkrimi në FB, ai ka sqaruar se djali i tij është 17 vjecar.

Ai thotë se ‘po të ishte 18 vjec, do të karantinohej’.

Aliu shkruan:

Sot thuajse tërë ditën ishte temë çështja e kthimit të djalit tim nga ShBA-të dhe vetizolimit të tij në shtëpi. U manipulua shumë nëpër portale dhe u përcoll edhe me komente të shumta fyese.

Eneu është 17 vjeçar dhe në kthimin e tij në Kosovë ishte pa përcjellje te prindit. Në bazë të rregullorës së Ministrisë së Shëndetësisë, atij, si i mitur dhe pa përcjellje, nuk i lejohet karantimi.

Nëse ai do të ishte 18 vjeçar, do të karantinohej pa hezitimin më të vogël.

Ai tash është në vetizolim për 14 ditë, duke iu bindur rregullave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa për qëndrimin në Amerikë, Eneu përfundoi atje vitin e dytë të shkollës së mesme, si bursist i programit “YES” që financohet dhe kontrollohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.