Sport
Lewandowski me fjalë të mëdha për Sanen

Ylli i Manchester Cityt është i lidhur shumë me një transferim te Bayern, diçka që kishte nisur që nga vera e kaluar.
Por, një lëndim i pësuar në muajin gusht të vitit të kaluar, kishte prishur çdo shpresë të Bayern Munich.
“Ka shumë spekulime. E vetmja që mund të them se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm me aftësi të mëdha që mund të harmonizohet shumë mirë me shokët e tij të skuadrës”, ka deklaruar Lewandowski, përcjell lajmi.net.
“Jo vetëm në Premierligë ose në Ligën e Kampionëve, ne kemi parë tashmë se çfarë mund të bënte te Schalke”.
“Ai sigurisht mund të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje të reja në lojën tonë”./Lajmi.net/






















