Sport
Leipzig demolon Mainzin, regjistron rekord të ri në Bundesligë

Skuadra e Nagelsmann i ka dominuar vendasit me rezultat 0:5.
Takimi nuk pati shumë histori, me Timo Werner (11′) që hapi goleadën.
Yussuf Poulsen (23′) dhe Marcel Sabitzer (36′) çuan skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave.
Për ta kompletuar një ndeshje të jashtëzakonshme, u përkujdes Timo Werner (48′ 75′) që kompletoi het-trikun, dhe shkoi në kuotën e 24 golave këtë sezon.
Leipzig gjithashtu regjistroi një rekord të ri në historinë e Bundesligës, duke realizuar 13 gola kundër një ekipi në dy ndeshje të sezonit 2019/20 – pasi takimi i parë përfundoi 8:0.
Ky rekord mbahej nga Bayerni, që ia shënoi Werder Bremenit 12 gola në edicionin 2012/12.
Leipzig mbetet në vendin e tretë me 54 pikë, kurse Mainz gjendet afër zonës së rrezikshme, duke u pozicionuar në vendin e 15 me 27 pikë. /Lajmi.net/






















