Connect with us

Sport

Lazio bën ofertën e parë për Luis Suarez

Publikuar

Skuadra italiane, Lazio, po përgatitet për merkaton e verës, dhe tashmë ka gati një emër për fazën e sulmit.

Anëtari i Watford, Luis Suarez, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e Lazio dhe këta të fundit po ofrojnë 15 milionë euro për të, transmeton lajmi.net.

Surez është lojtar i Watford, por aktualisht luan si i huazuar te skuadra e Real Zaragoza.

22 vjeçari kaloi nga Granda te akademia e Watford, kur asokohe të dyja klubet zotëroheshin nga familja Pozzo.

Lazio po ofrojnë tashmë 15 milionë euro për të, me mundësi për të shtuar edhe 3-5 milionë euro bazuar në performancat e lojtarit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK