Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna në Matkë, përplasje mes dy grupeve (VIDEO)

Publikuar

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur në Matkë të Shkupit pasditën e kësaj të shtune.

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihen dy grupe që shtyhen dhe në atë rrëmujë dëgjohen edhe të shtëna, transmeton Zyrtare.net

Fatmirsisht nga kjo përleshje mësohet se nuk ka të plagosur.

“Në ora 14:54 në Shkup-Kanjoni Matkë, M.S. me disa persona ka sulmuar fizikisht A.S. dhe A.S., duke përdorur edhe arme zjarri”, njoftojnë nga Policia.

Jo zyrtarisht mësohet se ky incident ka ndodhur në lidhje me mjetet lundruese për turistët që lëvizin përgjatë kanionit./Zyrtare.net/