Connect with us

Sport

Lajm i mirë për futbollin kosovar, Izair Emini shërohet nga koronavirusi

Publikuar

Emini duket se mori virusin gjatë kohës sa qëndroi në Maqedoninë e Veriut, dhe fatmirësisht nuk kishte kontakt me shokët skuadrës.

Por përmes një statusi në Facebook, ai ka bërë të ditur se është shëruar nga virusi vdekjeprurës.

“Përsëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, flm edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini.

Ky i fundit me gjasë pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Dritës e cila ka filluar përgatitjet për rifillim të kampionatit më 7 qershor. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK