Connect with us

Kosovë

Ky është synimi i Vetëvendosjes për rrëzimin e dekretit të Thaçit për Hotin

Publikuar

Siç dihet tanimë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mandatuar kandidatin e LDK’së për kryeministër, Avdullah Hotin, por ky dekret është dërguar menjëherë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje dje ju është drejtuar menjëherë me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku 30 deputetët Grupit Parlamentar të VV’së kanë kërkuar interpretim të dekretit të presidentit Thaçi nga Kushtetuesja.

Sipas këtyre 30 deputetëve, Presidenti Thaçi me këtë veprim ka bërë shkelje të disa neneve të Kushtetutës.

Ata kanë përmendur nenin 84, paragrafi 4, 82 paragrafi 2, neni 4 paragrafi 1, neni 84.14 dhe nenin 95 që flet për zgjedhjen e qeverisë së re.

Madje, ata po e bazojnë argumentimin e tyre duke përmendur letrat që presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të LVV’së, Albin Kurtit si lideri i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në këtë kërkesë si reference është marrë Kushtetuta e Kroacisë, e Sllovenisë, e Gjermanisë, Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Merret vesh se Kushtetuesja është duke e trajtuar me prioritet të lartë këtë çështje, derisa sot gjatë ditës mund të vendoset për caktimin ose jo të masës së përkohshme ndaj dekretit të Thacit.

NA NDIQ NË FACEBOOK