Sport
Ky është futbollisti i Dritës i infektuar me COVID-19

Ky është rasti i parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës.
Lajmi.net mëson se futbollisti i prekur me COVID-19 është Izair Emini, shqiptari nga Maqedonia e Veriut.
Ai është testuar për COVID-19 në Shkup, ku ka dalë pozitiv.
FC Drita në një komunikatë të lëshuar sot, ka shprehur shqetësimet e tyre se si në Superligën e Kosovës klubet do të stërviten pa u bërë testimet për COVID-19 futbollistëve./Lajmi.net/






















