Kosovë
Kushtetuesja pezullon puçin e Hashim Thaçit e Isa Mustafës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka marrë vendim që ta pezulloj përkohësisht vendimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçit për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.
Ndryshe, ishte Lëvizja Vetëvendosje dje i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.
Sipas Vetëvendosjes, me këtë veprim presidenti ka bërë shkelje të disa neneve të Kushtetutës.






















