Connect with us

Kosovë

Kushtetuesja mund ta zë në befasi LDK-në, Isa Mustafa s’i ka ende gati emrat për ministra

Publikuar

më

LDK-ja tashmë ka arritur koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe me Listën Serbe për krijimin e qeverisë së re.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë koalicion për formimin e qeverisë së re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate si dhe me Listën Serbe, e me këtë të fundit nuk e kanë bërë publike marrëveshjen, shkruan lajmi.net.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e vendimmarrjes së shpejtë, duke mos e mohuar kështu se verdikti për dekretin e Thaçit mund të merret edhe para 29 majit.

Sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ende pajtueshmëri brenda strukturave të partisë për emrat e ministrave në qeverinë e re, teksa një gjë të tillë tashmë e kanë bërë AAK-ja dhe Nisma.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Lirije Kajtazi, anëtare e Kryesisë së LDK-së, e cila ka thënë se akoma nuk është diskutuar rreth emrave për ministra.

Ajo thotë se partia e saj, këtë do ta bëj në “momentin e përshtatshëm”.

“Jo. E para çfarë e vendos Kushtetuesja është punë në të cilën nuk dua të ndërhy edhe është mirë që mbeti puna që të vendoset nga Kushtetuesja për drejtësinë edhe për hapat në vazhdim. Ndërsa LDK-ja besoj se në momentin më të përshtatshëm do të ulet dhe do të bisedojë. Natyrisht se ka vlerësuar punën e ministrave aktual si pozitive ngase ata kanë mbetur në detyrë se ashtu ka thënë LDK-ja se i duhen qytetarëve në këtë kohë pandemie. Do të thotë është vlerësuar pozitivisht puna e tyre dhe në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëhet edhe me pjesët e tjera. Do të jetë edhe një rishikim i gjithë asaj se duhet të ndarë sektorë për partnerët e kështu në vazhdim”, ka deklaruar Kajtazi për lajmi.net.

Mirëpo, në medie gjatë ditëve të kaluara u raportua se pikërisht për shkak të emrave të mundshëm për ministra , brenda LDK-së ka pakënaqësi dhe mosmarrëveshje, por një gjë e tillë u mohua për lajmi.net nga nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo përçarje brenda LDK-së.

“LDK do të jetë me unike së kurrë, LDK po bashkohet dhe do të demonstrojë ketë shumë shpejtë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK -ja këtë unitet e ka betonuar me 3 gusht. Askush nuk guxon me thy. Dallimet ne na bëjnë me të fortë dhe të dallueshëm nga partitë tjera. Ne jemi ekip i fortë e nuk kemi individ që thyen apo përjashton e vendosë për të gjithë sikurse të tjerët”, ka thënë ai.

Ndryshe, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Thaçi do të zgjasë deri më 29 maj.

 

Maqedoni21 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri51 minutes ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme1 hour ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme1 hour ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri5 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK