Kosovë
Kushtetuesja i kërkoi që të mos i bëhet presion, kështu i përgjigjet Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese në një reagim të bërë mbrëmë ka drejtuar gishtin ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Presidentit, Hashim Thaçi se po iu bëhet presion nga ta për vendimin lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Kurti për reagimin e Gjykatës Kushtetues tha se janë ata që po i mbrojnë dhe se dëshiron që GJK të lihet e qetë, shkruan Periskopi.
“Unë dua që Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë të mos ketë këso kërcënimesh, ne nuk kërcënojmë askënd, ne nuk bëjëm trysni në askënd. Jam në mbrojtje të Gjykatës Kushtetues, tjetër kush është në panik”, tha Kurti pas vizitës që ia bëri ‘Trepçës’./Periskopi/





















