Connect with us

Kosovë

Kurti thotë të bëhet reduktimi i lëvizjes së njerëzve por “harron” që VV dje bëri prova për protesta

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurit ka mbajtur një mbledhje të qeverisë, ku janë shpalosur të arriturat e së njëjtës sot kur bëhen 100 ditë që nga themelimi i saj.

Kurti në fillim të kësaj mbledhjeje ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai ka thënë se lëvizjet duhet të reduktohen dhe masat duhet respektuar, mirëpo që nuk përmendi “provat” e djeshme të partisë së tij në sheshin e Prishtinës për protestë, ku u mblodhën hiq më pak se 400 persona.

“Masat e qeverisë duhet respektuar dhe lëvizjet duhet të reduktohen. Shpallja e parakohshme e fitores ndaj virusit, është kundër rekomandimeve të institucioneve. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 6 tetorit të shprehur nga qytetarët për ndryshim, ne e kthyem në qeveri të reformave më 3 shkurt, dhe sot janë bërë 100 ditë të punës sonë”, tha Kurti.

“Unë jam zgjedhur kryeministër në një kohë kur qytetarët e kanë listuar korrupsionin dhe papunësinë si problematikë kryesore të tyre”, tha ai.

Sipas Kurtit, ulja e pagave në qeveri dhe zvogëlimi i kabinetit, e ndali praktikën e keqpërdorimit të fondeve.

“Zvogëlimi i kabinetit, ulja e pagave për kabinetin qeveritar dhe zbritja e shpenzimeve. Përmes këtyre vendimeve po e ndalim praktikën e zgjidhjes së problemeve familjare me taksat e qytetarëve”, tha Kurti.

NA NDIQ NË FACEBOOK