Kosovë
Kurti prapë nuk e thotë asnjë fjalë për Agon Musliun, e quan Presidentin idhnak

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur akuzave të presidentit, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se “Grupi i Kurtit duhet të sqarohet për vetëvrasjen në konvikt dhe rastin Pacolli”.
‘’Fatkeqësishtë kemi një president idhnak për plotë vrerë i cili ministrit të shëndetësisë dëshiron t’i bëhet mjek, ministrit të punëve të jashtëm do t’i bëhet ministër, e mua si kryeministër të më bëhet mbret ndërkaq prokurorëve të ju bëhet gjykatës. Kam përshtypjen se ka hyrë në një urë që shpreson se do t’i dhimbset popullit. Por këtë do të ia lë popullit.’’ tha Kurti.
Ndërsa Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Vitia u përgjigj shkurt se kjo çështje i takon institucioneve kompetente.
‘’Kjo çështje është në hetuesi dhe do të i’a lëmë organeve kompetente të merren më këtë rast. Çdo prononcim paraprak do të dëmtonte porocesin’’, përfundon Vitia./Periskopi/




















