Kosovë
Kurti për krijimin e Qeverisë së re: Të mos nguten të shpallin fitoren

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin për nominimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.
Në konferencën për media pas mbledhjes për 100-ditëshin e Qeverisë, Kurti u ka bërë thirrje zyrtarëve shtetëror që të mos nguten për të shpallur fitore.
“Zyrtarëve të ndryshëm shtetëror, u bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren, sepse nuk ka vend për triumfalizëm dhe nuk mund ta humbim këtë lojë tashmë gati të fituar, në 10 minutat e fundit të ndeshjesKushdo që shpall fitore, në fakt i ndihmon këtij armiku të padukshëm – koronavirusit për të cilin siç e dimë ende nuk ka vaksinë”, tha ai.





















