Connect with us

Kosovë

Kurti lë të kuptohet se nëse do të kemi më shumë të infektuar se të shëruar, nuk do të ketë lehtësim të masave

Publikuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.

Nga vendi ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shefi i ekzekutivit tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme.

Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shohin mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave.

I pyetur se kujt i takojnë meritat për menaxhimin e pandemisë, Kurti tha se në radhë të parë qytetarëve, e më pas institucioneve relevante.

NA NDIQ NË FACEBOOK