Kosovë
Kurti flet në emër të Vjosa Osmanit: Ajo nuk ka dalë kundër LDK-së por udhëheqja e stërvjetëruar e LDK-së kundër saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ditë më parë kritikoi Presidentin Hashim Thaçi se në SHBA shkoi për të nënshkruar marrëveshje për ndarje të Kosovës, tani thotë se kjo ide ka dështua. Kështu deklaroi ai në një intervistë për Ora Neës, ku ndër të tjera tha se me të si kryeministër, kjo ide edhe vdes.
“Ky projekt ka dështu i ndarjes së Kosovës, por ideja s’ka vdekur dhe si rrezik ekziston, me mua si kryeministër edhe ideja vdes, prandaj ka motiv që kjo të ndryshojë”, tha Kurti.
Tutje, ai ka treguar edhe për raportet me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por edhe për ndarjen e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
“Vjosa Osmani nuk ka dalë kundër LDK-së, ajo ka marrë më së shumnti vota në LDK, është udhëheqja e stërvjetruar që ka dalë kundër saj, e cila e shpëtoi LDK-në në zgjedhjet e fundit.Ajo si kryekuvendare unë si kryeministër kemi raporte të mira, bashkëpunim të rregullt dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ngelen të këtilla dhe s’kam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe.
Ndërkaq, Kryeministri në largim ka folur edhe për ambasadorin Richard Grenell, me të cilin nuk ka shumë raporte të mira.
“Grenell kishte dikur tri funksione sot ka një. Nuk e di ky zvogëlim drastik si diplomat a do të thotë se ai do të ketë më shumë kohë të mirret me dialog, apo edhe aty do të ketë më pak pushtet, por do ta marrim vesh në ditët në vijim”, tha ai.





















