Lajme
Kryetari i ri i BFI-së, këto janë emrat më të përfolur në opinion

Pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga kreu i BFI-së, në opinion kanë filluar të qarkullojnë shumë emra për të parin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, shkruan Zyrtare.net
Ndër emrat më të përfolura këto ditë në opinion qarkullojnë emrat e disa imamëve dhe teologëve siç janë: Sabahudin Mahmuti, Zekirja Bajrami, Benjamin Idriz, Taxhedin Bislimi, Musa Musai, Fahrudin Ebibi si dhe muftiu aktual i Myftinsë së Shkupit, Qenan Ismaili, shkruan Zyrtare.net
Sipas Kushtetutës së BFI-së zgjedhjen e një Reisi të ri e bën Rijaseti me shumicë votash. Ndër kushtet primare që kërkohen për të parin e këtij institucioni është që kandidati duhet të ketë moshën mbi 40 vjet, me përvojë punë se paku 15 vite në BFI, të ketë të mbaruar Fakultetin e Shkencave Islame etj, shkruan Zyrtare.net
Ushtruesi i detyrës së Reisit pas shkarkimit të Rexhepit u emërua Shaqir Fetau, mufi i Muftinisë së Gostivarit./Zyrtare.net/
















