Connect with us

Lajme

Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë takoi kreun e Besës, Bilall Kasami

Publikuar

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti, shkruan Zyrtare.net

Në këtë takim është diskutuar për të gjitha zhvillimet politike të fundit duke u dakorduar që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave nga ASH që përfaqëson Mamuti dhe Lëvizjes BESA.

“Biseduam rreth gjitha zhvillimeve të fundit politike si dhe u dakorduam që të krijohet një formë e bashkëpunimit mes strukturave që ai përfaqëson dhe Lëvizjes BESA me qëllimin e vetëm për të sjellë ndryshimin e shumë pritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, shkruajti përmes një postimi në Facebook, kreu i Besës, Bilall Kasami.

Pata një takim miqësor me Altrim Mamutin i cili është kryetar i Aleancën për Shqiptarët – Dega Tetovë. Biseduam rreth…

Gepostet von Bilall Kasami am Sonntag, 17. Mai 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK