Connect with us

Kosovë

Kryeministrja e Zelandës së Re intevistohet gjatë tërmetit, është reagimi i saj

Publikuar

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka ruajtur gjakftohtësinë gjatë tërmetit që goditi Ëellingtonin të dielen, teksa ajo po intervistohej nga një kanal televiziv.

Ardern, që u bë kryeministre më 2017, është tejet e popullarizuar në Zelandën e Re, për mënyrën se si është përballur me disa kriza – prej sulmit në dy xhamitë e Christchurchit gjatë vitit të kaluar, e deri tek pandemia e koronavirusit.

Ëellingtoni dhe zonat përreth janë tronditur prej një tërmeti prej 5.8 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit ka qenë rreth 30 kilometra në veriperëndim të Levinit, një qytet afër kryeqytetit, sipas Geonet.

“Kemi pak tërmet këtu, Ryan…”, i ka thënë Ardern prezantuesit të emisionit Ryan Bridge, teksa gjërat përreth dridheshin.

https://www.bbc.com/news/av/world-asia-52794434/new-zealand-earthquake-hits-during-pm-ardern-live-tv-interview

NA NDIQ NË FACEBOOK