Connect with us

Lajme

Kryemadhi te Teatri Kombëtar: Drejtësia të zgjohet dhe të veprojë

Publikuar

Pas Lulzim Bashës një natë më parë, sonte ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila iu bashkua artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

“Sita është shumë e rënduar me paligjshmërinë dhe me abuzimin e pushtetit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka krijuar një rezistencë shembullore. Do të doja të ishte zgjuar dhe drejtësia shqiptare dhe të vepronte, të ishte në krah të artistëve”, tha ajo.

Të enjten, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, vendim i shumëkundërshtuar nga artistët dhe jo vetëm – opozita, si dhe presidenti Ilir Meta i cili iu drejtua për herë të dytë Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK