Connect with us

Lajme

Kriza nga koronavirusi, disa TV vendore ua reduktojnë pagat punonjësve

Publikuar

Efektet e koronavirusit kanë filluar të ndjehen edhe në sektorin e medias.

Shumë media lokale përfshirë TV e radio kanë filluar të reduktojnë numrin e të punësuave si pasoj e krizës financiare.

Nga kjo krizë nuk kanë shpëtuar as televizionet nacionale në gjuhën maqedonase të cilat i kanë paralajmëruar të punësuarit për reduktime. Ndërsa ato në gjuhën shqipe sipas informacioneve që posedon Zyrtare.net kanë bërë tashmë reduktimin e pagave për punonjësit e tyre madje duke shkuar deri në 30 përqind.

Kujtojmë që në pakot e Qeverisë për ndihmë ndaj bizneseve të prekura mund ti zhfrytëzojnë edhe mediat, ndërsa vendimet e pronarëve të këtyre mediave për të reduktuar pagat godasin seriozisht gjendjen financiare të punësurve nga ky sektor./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK