Connect with us

Sport

Kriza e COVID-19: Marseille në prag të falimentimit?

Publikuar

Sipas gazetave në Francë, klubet e Ligue 1 kanë regjistruar deri në 500 milionë humbje.

Situata më e vështirë është te skuadrat si Marseille, Bordeaux, St Etienne dhe Lille, që janë në prag të falimentimit, përcjell lajmi.net.

Raportohet se vetëm tri skuadra kanë mbyllur sezonin pa humbje, dhe 17 tjera, nuk kaluan një situatë të mirë.

Në mesin e humbësve më të mëdhenj është Marseille, që numëron humbje prej 206.3 milionë euro.

Humbjen më të madhe klubet e pësuan nga të drejtat TV, sepse Canal + nuk pranoi të paguante shumën e plotë sepse një pjesë e sezonit nuk u zhvillua pas ndërprerjes së kampionatit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK