Connect with us

Kosovë

Krasniqi: Më sulmoi me grusht në kokë, nuk ia ktheva

Publikuar

Ish-deputeti Frashër Krasniqi ka folur në emisionin Frontal në T7 pasi që ka denoncuar në polici të Kosovës për sulm fizik kandidatin për deputet nga Vetëvendosje, Albin Gashin.

Ai thotë se i ka thënë Gashit se nuk do të përleshet me të, pasi që nuk beson në shunë fizike, e se ai prapë se prapë e ka sulmuar.

Krasniqi thotë se nuk ia ka kthyer sulmin kandidatit për deputet nga Vetëvendosje.

“Unë i thashë nuk e  kam ndërmend me u rreh me ty sepse nuk besoj në dhunën fizike, ai më ka sulmu, prapë nuk ja kam kthy unë e njoh z.Gashi edhe më herët, ai ka sulmu gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.

”Më sulmoi me grusht në kokë, intervenuan dy persona me ndal. Nuk kom dashtë me ja kthy për shkak të skenës që ka ndodh para dy vitesh”.

Ish’deputeti i PSD’së, ka thënë se kjo po ndodh nga linçimet e organizuara nga Vetëvendosje për njerëzit që mendojnë ndryshe.

“Për mu kjo është thjesht një paraqitje e një rasti ku linçimet mediale të organizume prej partisë në pushtet përcillen edhe me dhunë fizike nëpër dhunë ndaj njerëzve që mendojnë ndyshe, kjo është klima që e ka bë Vetëvendosje”, ka thënë Krasniqi në një lidhje direkte.

NA NDIQ NË FACEBOOK