Connect with us

Kosovë

Kosovarja rrezikon të gjobitet në Gjermani, shkak pasaporta me afat të skaduar

Publikuar

më

Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria.

Për shkakun se, si pasojë e krizës së koronavirusit, nuk mund të bënte me kohë zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportës, një qytetare nga rrethi Fürstenfeldbruck, landi i Bavarisë, është kërcënuar me gjobitje nga zyra e rrethit, shkruan merkur.de.

 

 

Pasaporta e qytetares nga Kosova kishte skaduar. Përpjekjet e saj për ta zgjatur vlefshmërinë e pasaportës kishin dështuar sepse ambasada kosovare nuk punonte. Një e njohur që punon atje ka konfirmuar se zyra ishte e mbyllur, transmeton albinfo.ch. “Kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por kështu është në gjithë botën”, ka thënë ajo, duke iu referuar ambasadave kosovare në botë.

Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria. “Ajo që mungon këtu, është qasja më fleksibile ndaj rastit”, thotë burri i kosovares, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë kur nuk keni pasaportë.

Nga njëra anë, ligji në Kosovë është ndryshuar”, thotë ai. Dokumentet ekzistuese janë bërë të pavlefshme si rezultat i këtij ndryshimi dhe prandaj ato duhet të përtëriten. Edhe kjo është një arsye përse çifti nuk ka arritur të mbarojë punë tek autoritetet përgjegjëse.

Për më tepër, gruaja e tij i përket grupit të rrezikuar nga koronavirusi dhe aktualisht nuk mund të merret  vetë me kërkimin e dokumenteve.
Në zyrën e rrethit aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se amabsadat janë të mbyllura, përcjell albinfo.ch. “Në disa raste, sigurisht mund të jetë e pamundur të shkosh në ambasadë personalisht”, thonë në departamentin juridik.

Sidoqoftë, autoritetet duhet të kenë qasje përmes telefonit, postës elektronike ose postës fizike. Në parim, nëse vendoset gjobë ose jo, është çështje e vendimit individual të zyrtarit, thotë Bausewein nga departamenti juridik, transmetomn albinfo.ch.

“Në thelb, mund të thuhet se i huaji nuk duhet të gjobitet në rethana normale nëse pasaporta ka skaduar në tre muajt e fundit”. Megjithatë, sipas zyrtarit në fjalë, nëse dëshmohet se personi i prekur nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të zgjatur pasaportën, ai mund të gjobitet, përcjell albinfo.ch. Gjoba e zakonshme në këto raste është 1 euro për çdo ditë vonese. Në raste konkrete edhe kjo gjobë mund të reduktohet.

Lajme29 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni1 hour ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK