Connect with us

Kosovë

Kosovarët të pakënaqur me drejtimin aktual të politikës në vend

Publikuar

Shtetasit e Kosovës janë të pakënaqur me drejtimin aktual të politikës në vend, kështu thuhet në anketën “Pulsi Publik 18” i realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Ky nivel i pakënaqshmërisë është rritur me 12.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2019. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës arrin vetëm 10.6%, ngjashëm me nëntorin 2019 (10.2%).

Gjithsej 19.7% e të anketuarve deklaruan se kanë qëndrim neutral për këtë çështje, që përbën një rënie prej 13.7 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019, siç tregohet në Figurën 1.

NA NDIQ NË FACEBOOK