Connect with us

Kosovë

Koronavirusi në botë: Mbi 3,7 milion të infektuar dhe 258 mijë viktima, 1,2 milion të shëruar

Publikuar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,7 milion, përkatësisht 3,728,254 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 258,360.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 72,275 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania me 29,427,  Italia me 29,315 viktima, Spanja me  25,613 , dhe Franca me 25,531.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 820 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,242,575 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,2 milion raste aktive që presin të shërohen.

NA NDIQ NË FACEBOOK