Kosovë
Koronavirusi, mbi 24 mijë viktima në Francë

Edhe 218 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit Francë, duke e çuar numrin e viktimave në 24 mijë e 594, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Numri i viktimave shënoi një rritje të vogël nga dita paraprake, por në dy javët e fundit numri i viktimave ka rënë gradualisht.
Ky është vendi i katër në Evropë me numrin më të madh të viktimave, pas Italisë, Britanisë së Madhe dhe Spanjës.
Franca do të fillojë me lehtësimin e masave nga 11 maji, ndonëse vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme në transportin publik dhe në shkolla.






















