Connect with us

Lajme

Korçë: Vdes një tetë vjeçar pasi bie në një liqen

Publikuar

Një rast tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku është mbytur një djalë tetë vjeçar, pasi ka rënë në një liqen artificial në Parkun Japonez, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja apo me kë ka qenë i shoqëruar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK