Connect with us

Sport

Kontratë katër vjeçare për Pjanic, te Barcelona

Publikuar

Ylli i Juventus, Miralem Pjanic, është i gatshëm që të shkojë në drejtim të ‘Camp Nou’, raportojnë mediet spanjolle.

Sipas ‘Sport’, boshnjaku do të nënshkruajë me katalanët, në rast se këta të fundit i ofrojnë atij katër vite kontratë, transmeton lajmi.net.

Në Itali shkojnë edhe më larg, duke thënë se tashmë veçse ka një marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës.

Në mesin e shumë thashethemeve ka qenë edhe Arthur Melo, i cili thuhej se mund të shkonte në drejtimin e kundërt, për një mega-shkëmbim.

Vlera e Pjanic është 50 milionë eurove, por pas pandemisë Covid-19, vlera e tij pritet të jetë vetëm 30 milionë euro. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK