Connect with us

Kosovë

Konjufca për emërimet e militantëve të partisë në Borde: Prania e njerëzve të VV-së aty, ka qenë e nevojshme

Publikuar

Ministri i jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, në Interaktiv të KTV-së, ka arsyetuar emërimet e njerëzve të Vetëvendosjes nëpër Borde, duke thënë vec tjerash ‘se nuk kishte kandidatë të tjerë që pranonin të ishin në këto Borde’

“Këto borde janë të përkohshme dhe kanë një qëllim të caktuar dhe qëllimi ka qenë të pastrohen nga njerëzit që janë keqpërdorues të fondeve që janë aty brenda. Të gjitha pozitat që kanë qenë bosh, Vetëvendosja dhe Qeveria e ka pa të arsyeshme që mos me mbetë peng, mund të hulumtoni se cilët njerëz nuk kanë pranu me qenë në ato poste.  Prania e disa njerëzve të Vetëvendosjes nuk është lajm i keq, por është parë e nevojshme për një periudhë tranzitore”, tha Konjufca, përcjell Periskopi.

Duke folur për 100 ditëshin e Qeverisë, Konjufca tha se ‘kanë arritur të nisin realizimin e reformave që kanë premtuar’

“Reformat që i premtuam gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, u realizuan, ose le të themi filluan të realizohen.Formati i qeverisë, numri i ministrive më herët shkëmbeheshin kështu kollaj qoftë edhe për një votë. Më shumë do të koncentrohesha në punët që janë bërë në Ministrinë që udhëheqi vet”, tha ai./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK