Lajme
Komisioni për Sëmundje Infektive propozon: Ora policore për Bajram të jetë 58 orë?!

Në propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dorëzuar në Qeveri është kërkuar që ora policore të zgjatë prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit.
Këtë vendim të Komisionit duhet ta shqyrtojë edhe Qeveria dhe më pas të sjellë vendim.
Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka diskutuar për kohëzgjatjen e orës policore gjatë kohës së vikendit dhe festave të cilët vijnë, por edhe për hapjen e objekteve hotelierike./Zyrtare.net/
















