Connect with us

Kosovë

Komentoi zhvillimet politike në Facebook, suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj

Publikuar

Komandantin e stacionit të policisë në Skenderaj, Bastri Durmishi është suspenduar nga puna, pasi kishte komentuar zhvillimet e fundit politike në Facebook.

Suspendimin tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Zyrtari policor i apostrofuar nga ana e juaj, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-së në fuqi, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, ka thënë Kelani.

Suspendimi i Durmishit erdhi pasi që i njëjti kishte bërë një postim në Facebook duke komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ky nuk është suspendimi i parë që po bëhet në Policinë e Kosovës për shkak të postimeve me kryesisht me përmbajtje politike, që po bëjnë zyrtarët policorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK