Connect with us

Sport

Klubet e Premierligës ende pa përgjigje në pyetjet e tyre, diskutohet edhe vdekja e mundshme e një futbollisti nga Covid-19

Publikuar

Kampionati elitar anglez po fillon me planet për të rifilluar sezonin, ku synohet mesi i qershorit si datë e rikthimit në fusha.

Pritet që 20 klubet e Premierligës të japin dritën jeshile në një votim të mërkurën për rikthimin e stërvitjeve me kontakt të plotë këtë javë, përcjell lajmi.net.

Por, sipas The Times, mbetet frika serioze që pyetjet të mbeten pa përgjigje dhe afati kohor është shumë i shkurtër.

Klubet raportohet se ende kërkojnë sqarime se çfarë ndodh nëse disa anëtarë të skuadrës së parë janë izoluar për shkak të Covid-19 dhe nëse ndeshjet e tyre do të shtyhen.

Dhe një shef ekzekutiv i klubit ngriti skenarin ekstrem nëse një futbollist vdes nga virusi dhe nëse kjo mund të bëjë që drejtorët e klubit të jenë në përgjegjësi të ndjekjes penale për vrasje të përbashkët.

Klubet po kërkojnë gjithashtu qartësi se çfarë ndodh me pjesën tjetër të skuadrës nëse një futbollist i përfshirë del pozitiv pas stërvitjeve me kontakt. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK