Connect with us

Sport

Klopp tregon se kush është lojtari që do ta rikthente te Liverpool – zgjedhje e lehtë për të

Publikuar

Trajneri i Liverpool është përballur me një pyetje në dukje të vështirë, por që për të ishte shumë e thjeshtë.

Kush është lojtari që do ta kthente Klopp te Liverpool? Gjermani nuk hezitoi për të dhënë emrin e Steven Gerrard.

“Stevie, kjo është e thjeshtë! Por, ai do duhej të luftonte për pozitën e tij”, ka thënë Klopp për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Është interesante se si ne kemi jetuar në të njëjtin qytet për katër vite e gjysmë dhe nuk e kisha takuar asnjëherë”.

“Që kur jemi mbyllur, unë e kam parë atë gjashtë apo shtatë herë. Unë dal për shetitje me qenin tim, dhe ai ecën me familjen e tij, kështu që ne shihemi më shpesh tani sesa ishim takuar ndonjëherë më parë”, ka shtuar tutje gjermani.

Steven Gerrard shihet si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Jurgen Klopp te Liverpool, kur gjermani të largohet nga stoli i ‘Reds’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK