Connect with us

Sport

Klopp ka zhvilluar video-bisedë me Timo Werner

Publikuar

Timo Werner vazhdon të jetë objektivi primar i Liverpool për dritaren e transferimeve të verës.

Anëtari i Leipzig po shkëlqen në Bundesliga, duke qenë një nga dy sulmuesit më të mirë në ligë, krah Robert Lewandowski.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, Klopp ka zhvilluar një video-bisedë me lojtarin e Leipzig, gjatë javës së kaluar, transmeton lajmi.net.

Klopp ka qenë i interesuar të takohet personalisht me lojtarin, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që një gjë e tillë të jetë e parealizueshme.

‘Reds’ shihen favoritët absolut për nënshkrimin e sulmuesit të kombëtares së Gjermanisë, i cili këtë fundjavë shënoi het trik ndaj Mainz. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK